Aktualitet

Trajleri përplas për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Fushë Krujë!

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin Milot-Fushë Krujë.

65 vjeçari Hamit Gabili kishte dalë si çdo ditë për të bërë ecjen në këtë rrugë por është goditur nga trajleri që transportonte çimento.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet se është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte trajleri.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë 65 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Shoferi i trajlerit është shoqëruar në polici ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po bën veprimet për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.