Botë e Çuditshme Design

Tualet me pagesë dhe abonim mujor…/Kjo qendër tregtare gjen zgjidhjen ideale për klientët e saj VIP!

Së fundmi një qendër tregtare në Stamboll ka gjetur zgjidhen për klientët e saj VIP, të cilët duan të frekuentojnë tualetet e qendrës gjatë kohës që janë duke bërë shopping. Për këtë, ata kanë krijuar disa tualete VIP, por që duhet të paguash. Tarifa disa kohë më parë ka qenë tepër modeste, por pronarët e qendrës tregtare e kanë çuar atë në 1.22 euro, ose 25 lira turke.

Madje, në këto tualete, edhe mund të bësh abonim mujor, që shkon në 400 lira turke ose 19.49 euro. Për drejtuesit e kësaj qendre, ajo nuk duhet menduar thjesht si një tualet, pasi materialet e përdorura aty, janë të klasit të parë. Një  nga menaxherët u shpreh se:

Mos e mendoni këtë vend vetëm si një tualet. Pecetat tona janë gjithashtu të klasit të parë dhe të cilësisë së lartë. Ka zona të veçanta grimi për gratë. Të veçanta janë edhe tualetet, funksionojnë me nxehtësi urinare, nuk ke nevojë të prekësh asgjë. Na preferojnë shumë persona, edhe pse ka tualete falas për vetëm 20 sekonda ecje më tutje. Sapunët e përdorur janë produkte të një marke 250-vjeçare, çezmat tona janë të dizajnuara posaçërisht dhe madje kursejnë edhe ujin. Kabinat tona janë të izoluara nga zëri, ka një sistem të veçantë leshi guri në tavanin tonë, në këtë mënyrë zëri nuk dëgjohet kurrë. Të veçanta janë edhe tualetet, bideja punon me nxehtësi dhe nuk keni nevojë të prekni asgjë. Pra, ky vend funksionon me një sistem pa kontakt, kur hyni, hyni në një vend të pastër. Prandaj, një shërbim i tillë ka një kosto.