Art & Kulturë Bota Botë e Çuditshme

U gjet e rrethuar mes plehrash, tabloja antike shitet në ankand për vlerën marramendëse!

Një pikturë e gjetur në plehra, arriti që të shitej në ankand për një çmim marramendës. Kjo vepër arti është prodhuar nga mjeshtri Anthony van Dyck dhe quhet Shën Jeronimi. Piktura përfundimtare mbahet aktualisht nga Muzeu Boijmans van Beuningen në Roterdam.

Piktura në fjalë, që portretizon një burrë të moshuar nudo të ulur në një stol, është unike për disa arsye. Kjo është një nga vetëm dy pikturat e mëdha që van Dyck hartoi nga modele të drejtpërdrejta. Tabloja ka të ngjarë të jetë pikturuar midis viteve 1615 dhe 1618, sipas komanisë së artit Sotheby’s, ndërsa van Dyck ishte një artist i ri që punonte së bashku me Peter Paul Rubens në Antwerp.

Kjo pikturë së fundmi është identifikuar si një vepër e van Dyck, bëri të ditur Sotheby’s në një deklaratë të ndarë me CNN. Ajo ishte zbuluar në fundin e shekullit të 20-të në një fermë në Kinderhook, New York. Në deklaratën e shtëpisë së ankandeve thuhej ndër të tjera se:

Personi që e gjeti atë, Albert B. Roberts, ishte një koleksionues i apasionuar i veprave të zhdukura, duke e përshkruar koleksionin e tij si ‘jetimore për veprat e zhdukura të cilat kanë vuajtur nga neglizhenca’.

Sipas Sotheby’s, Roberts e kishte blerë pikturën e braktisur për vetëm 600 dollarë. Por vetëm pak pas blerjes, historiania e artit, Susan J. Barnes, kishte publikuar një artikull në të cilin ajo shkruante se e kishte njohur pikturën si një vepër “çuditërisht të ruajtur mirë” e punuar nga van Dyck. Kjo pikturë është shitur për 3.1 milionë dollarë.

Piktura i ishte ofruar Sotheby’s nga Roberts Estate, dhe sipas shtëpisë së ankandeve, një pjesë e fitimit do t’i shkojnë fondacionit Albert B. Robert Foundation Inc, fondacion ky i cili u ofron mbështetje financiare dhe bamirësive të tjera. Piktura u shit si pjesë e shitjes së Sotheby’s “Master Paintings Part I”, e cila përfshinte gjithashtu vepra nga Agnolo Bronzino, Titian dhe Melchior de Hondecoeter.