Botë e Çuditshme

U kërkojnë lekë të ftuarve, nusja dhe dhëndri bëhen viral me ftesën e pazakontë të dasmës!

Një çift i paidentifikuar u bënë kryefjala e një grupi në Facebook pasi dërguan ftesat për dasmën e tyre me një kërkesë të çuditshme për të ftuarit. Çifti u kërkuan miqve dhe familjes që të kontribuonin, duke dërguar para së bashku me përgjigjen e tyre nëse do të merrnin pjesë në dasmë. Shuma e kërkuar arriti në 40 dollarë për secilin prej të ftuarve.

Teksti i ftesës nisi duke i përjashtuar të ftuarit nga detyrimi për të blerë një dhuratë.

Në vend të dhuratave tradicionale, ju kërkojmë të kontribuoni në para. Kjo do të na lejojë të ndajmë një vakt të mrekullueshëm dhe të krijojmë kujtime me të dashurit tanë. Ju lutemi vini re se kostoja për person do të jetë 40 dollarë për të rriturit dhe 20 dollarë për fëmijët 12 vjeç e poshtë. Për të lehtësuar procesin e planifikimit, ju lutemi përfshini emrin tuaj dhe frazën ‘kontribut dasme’ në raportin e pagesës. Prania juaj në dasmën tonë është dhurata më domethënëse që mund të kërkojmë dhe ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen tuaj ndërsa fillojmë këtë kapitull të ri të jetës sonë së bashku.