Showbiz

Vlogerja e famshme e YouTube, Jenna Marbles heq dorë nga kanali i saj për shkak të video-ve raciste

Nëse jeni përdorues të rregullt të YouTube, me siguri e njihni Jenna Marbles, një vlogere e cila përmes video-ve të saj, disa nga të cilat janë të çuditshme, ka për qëllimin argëtimin e ndjekësve.

Prej më shumë si 10 vitesh e angazhuar me kanalin e saj të cilën e ka si punë full time, tashmë ajo duket se do të heqë dorë nga karriera e saj.

Me anë të video-je 11 minutëshe, Jenna ka treguar se vite më parë ka publikuar disa vite raciste duke lyer fytyrën me një maskë të zezë e duke diskriminuar e fyer femrat me ngjyrë.

Ajo tha se do të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të papjekur që ka bërë në vitin 2011 dhe ndihet e turpëruar për videon e komentuar kaq shumë online.

33-vjeçarja me 20 milionë ndjekës, shtoi se do të heqë dorë nga kanali i saj dhe nuk do të postojë më video si një mënyrë për të rregulluar gabimin që ka bërë.

Ende nuk është e qartë nëse ajo do të shkëputet për një farë kohe apo do të heqë dorë përfundimisht nga karriera e saj.