Të qenurit vetvetja tregon se duhet të jeni ai/ajo që jeni, me gjithë personalitetin e pazakontë apo të çuditshëm që keni. Së fundmi, një studim ka zbuluar se të qenit i çuditshëm apo jokonformist, në termet e të pëlqyerit ju bën më atraktiv tek gjinia e kundërt. Hulumtuesit kanë bërë studime me disa njerëz, të cilëve ju kanë kërkuar të përshkruajnë partnerin e tyre, që sapo e kanë njoftur përmes ueb-faqeve të takimeve në internet.
Është zbuluar se të gjithë e kanë zgjedhur dikë, që nuk ju përshtatet në personalitetit, stil të veshjes dhe vendimeve jetësore apo opinioneve. Para së gjithash, me këtë hulumtim është zbuluar se të qenit pak i çuditshëm apo njeri që i thyen rregullat, ju bën më atraktiv dhe të parapëlqyer nga gjinia tjetër.
Në Tiktok po qarkullojnë video për të ashtuquajturën “Metoda e trekëndëshit” për të flirtuar. Pretendohet se është një metodë e pagabueshme për të bërë dikë të bjerë në dashuri me ju. Metoda e Trekëndëshit ka të bëjë me sytë tuaj dhe sytë dhe buzët e personit tjetër. Së pari supozohet të shikoni një nga sytë e atij personi.
Pastaj kaloni shpejt në vështrimin e buzëve të atij personi, i ndjekur nga vështrimi në syrin tjetër. Të treja pjesët formojnë të ashtuquajturën Trekëndësh të Artë. Një sekret është të mos zgjatemi shumë në asnjë nga tre pikat. Mos qëndroni më gjatë me vështrimin tek buzët e personit, pasi mund të krijojë siklet. Gjithashtu, mos tregoni një shprehje ‘neverie’ ndërsa shikoni ndonjë nga tre pikat.
Ndërkaq, nëse mendoni se të flirtoni është gjëja më e thjeshtë në botë e keni shumë gabim. Për të pasur sukses në flirtim fillimisht gjëja e parë që duhet është të keni besim. Personi që ju intereson do të dallojë dinamikën në karakterin tuaj dhe do të dëshirojë patjetër t’ju takojë. Pyetja është si duhet të silleni kur dikush tjetër flirton me partnerin tuaj? Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe nëse jepni përgjigjen e duhur. Analizo nëse ja vlen të reagosh duke vëzhguar më parë kontekstin e situatës. Mbi të gjitha, kujto se nuk është faji i partnerit tënd nëse dikush përpiqet të flirtojë me të.