Lifestyle Love & Sex

Metoda më virale e flirtimit, për ju që doni të bëni për vete atë që ju ka “vjedhur” zemrën!

Në Tiktok po qarkullojnë video për të ashtuquajturën “Metoda e trekëndëshit” për të flirtuar. Pretendohet se është një metodë e pagabueshme për të bërë dikë të bjerë në dashuri me ju. Metoda e Trekëndëshit ka të bëjë me sytë tuaj dhe sytë dhe buzët e personit tjetër. Së pari supozohet të shikoni një nga sytë e atij personi.

Pastaj kaloni shpejt në vështrimin e buzëve të atij personi, i ndjekur nga vështrimi në syrin tjetër. Të treja pjesët formojnë të ashtuquajturën Trekëndësh të Artë. Një sekret është të mos zgjatemi shumë në asnjë nga tre pikat. Mos qëndroni më gjatë me vështrimin tek buzët e personit, pasi mund të krijojë siklet. Gjithashtu, mos tregoni një shprehje ‘neverie’ ndërsa shikoni ndonjë nga tre pikat.

Nëse mendoni se të flirtoni është gjëja më e thjeshtë në botë e keni shumë gabim. Për të pasur sukses në flirtim fillimisht gjëja e parë që duhet është të keni besim. Personi që ju intereson do të dallojë dinamikën në karakterin tuaj dhe do të dëshirojë patjetër t’ju takojë. Ndërkaq, pyetja është si duhet të silleni kur dikush tjetër flirton me partnerin tuaj? Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe nëse jepni përgjigjen e duhur. Analizo nëse ja vlen të reagosh duke vëzhguar më parë kontekstin e situatës. Mbi të gjitha, kujto se nuk është faji i partnerit tënd nëse dikush përpiqet të flirtojë me të.