Rajoni

Zgjedhja e Presidentit, Ambasadori amerikan në Kosovë thirrje deputetëve: Krijoni kuorumin!

Ambasadori amerikan në Kosovë, reagoi pak minuta para se të nisë seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikën e Kosovës. Në “Twitter” Philip Kosnet u bëri thirrje deputetëve të marrin pjesë në këtë seancë duke siguruar kourum për zgjedhjen e presidentit.

Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e Asamblesë për President. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin.

Në Kuvendin e Kosovës pritet të nisë seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo çka tashmë është qartësuar është që LDK-ja ka marr vendim që të jetë pjesë e procesit për votimin e kandidates për presidente, Vjosa Osmani.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën, edhe ai nga Vetëvendosje.

Që prej 5 nëntorit 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi u dorëhoq nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për Krime lufte dhe Kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.