Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Zotërojnë fuqi të jashtëzakonshme…”/Njihuni me superheroinat e BBV!

Pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur një Zarf i Bardhë ku në të ishte shkruar sfida më e re për të gjithë banorët. Djemtë do të duhet të shndërronin vajzat në superheroina, duke u kujdesur për veshjen, make-up dhe superfuqitë e tyre. Në zarf ishte shkruar:

Banorë sot do të bëhet sfilata superheronjtë e Big Brother, për të realizuar këtë sfilatë duhet që të jenë djemtë ata që do të lyejnë dhe do të veshin vajzat duke krijuar superheroinat e reja. Superheroinave përveç make up dhe veshjeve duhet t’i përcaktoni edhe superfuqitë.

Lideri i shtëpisë u kujdes për ndarjen e çifteve dhe është publiku ai që do të votojë për superheroinën më të bukur. Më poshtë ne ju njohim me superheroinat e BBV.

Egla

Superheroina me fuqi për të ndaluar kohën. Ajo zgjedh të ndaloj kohën për gjëra të këqija dhe për njerëzit që kanë nevojë.

Roza

Superheroina e ujit. Roza ka ardhur nga planeti “Ujiktus’, e sjellë nga prindërit e saj në Tokë nëpërmjet një kapsule, në një familje njerëzore. Papritur supergruaja zbulon fuqinë e saj teksa kontribuon në vendet e treta për të sjellë ujin dhe ndihmuar njerëzit.

Erjola

Superheroina e pasionit. Me bukurinë e saj rrezatuese ajo të ngrin me një shikim, teksa është e kuqe si flaka dhe me një trup perfekt.

Françeska

Superheroina e bukurisë. E krijuar që pas Evës dhe Adamit, ajo i ka bërë të gjithë papërjashtim të bukur.

Heidi

Superheroina e padukshme që fluturon. Ka fuqi të zhduket dhe të fluturoj në të njëjtën kohë, ajo shëron mendjen dhe shpirtin e njerëzve.