Auto & Moto

Detaje të reja nga Renault 4 i ri!

Renault udhëhiqet nga politika që blerësit e modeleve të makinave retro të joshen më shumë nga ato me dizajn modern, kështu që u paralajmërua makina elektrike e një prej modeleve më të pritur, Renault 4. Renault 4 EV i ri u pa gjatë testimit dimrin e kaluar dhe së shpejti duhet të shkëlqejë në Motor Show në Paris. Sipas fotove të para të modelit koncept, ai do të ketë dritat karakteristike të rrumbullakët dhe dritat e pasme vertikale.

Francezët planifikojnë të hedhin në treg “katërshen” në formën e një hatchback dhe një SUV me gjatësi 4.15 metra. Mesa duket nuk do të ketë version bazë prej 95 kuaj-fuqi, por vetëm modele më të fuqishme me 120 dhe 150 kuaj fuqi, të lidhura me bateri 40 kWh që do të ofrojnë pak më shumë se 400 kilometra rreze veprimi.

Gjithashtu janë planifikuar rritje shtesë në 42 dhe 52 kWH. Lançimi zyrtar i modelit pritet diku vitin e ardhshëm dhe nuk do të jetë i lirë. Renault nuk e përjashton lëshimin e një varianti me tërheqje me të katër rrotat dhe interesante është se performanca nuk do të jetë nëpërmjet dy motorëve elektrikë, por një sistemi elektronik.

Mediat franceze lënë të kuptohet se do të jetë më i shtrenjtë se Renault 4 E-Tech i ri edhe pse Renault 4 është ende në fazën e studimit. Pritet një çmim rreth 30 mijë euro në opsionin më ekonomik. Rikujtojmë, se Renault njoftoi se ka shitur më shumë se 770.800 automjete në mbarë botën në gjysmën e parë të 2023, që është një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Evropa mbeti tregu më i madh i markës franceze, me 501,985 automjete në gjysmën e parë të 2023. Shitjet në Evropë u rritën nga kërkesa në rritje për automjetet më fitimprurëse të segmentit C. Këto makina, të cilat përfshijnë modelet Austral, Counquest dhe Megane E-Tech, arritën shitje prej 136,195, një rritje prej 42% krahasuar me një vit më parë.