Celebrities Gossip Showbiz

“Vdes për Romeon…”, Erjola tregon të vërtetën e saj!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Vazhdojnë akuzat që disa nga banorët i kanë bërë  Erjolës dhe Romeos për flirtim ndaj njëri-tjetrit. Erjola  flet me Heidin dhe përpiqet t’i shpjegojë se kjo nuk është aspak e vërtetë sepse me Romeon njihen prej vitesh në Top Channel. Heidi përpiqet t’a qetësojë dhe thotë se të tjerët po bëjnë një lojë të pistë që ta vënë atë në sedër.

Erjola: Unë kam  një vëlla jashtë, pastaj kjo tjetra thotë ti vdes për Romeon. Po më fal a nuk kemi qenë prej vitesh në Top? Të hidhen kështu akuzash?

Heidi: Nuk duhet të justifikosh veten fare. A e kupton se farë po bëjnë?

Erjola: Kalon në sherr me Romeon, i pashë Romeos nofullën që po i dilte. Kur u kujtuan në ditën 110 për një gjë që nuk ekziston dhe përdoret emri im.

Heidi: E di pse ndodh, ti jo se i ke shkuar kundër Julit, por ke thënë mendimin tënd që ka qenë ndryshe. Ato po bëjnë këtë lojë të pisët për të të vënë ty në sedër.

Pas shpalljes së Romeos si finalist, çifti ka qenë më i lumtur se kurrë më parë. Teksa ditën e sotme Heidi ka marrë disa qetësues për disa shqetësimeve të vogla shëndetësore, Romeo e përqafon dhe i puth barkun edhe pse Heidi e kishte problem.