Bota

Bankat evropiane largojnë nga puna 20% të stafit që nga viti 2008

Pas një viti tjetër të trazuar, shefat e bankave evropiane kanë njoftuar për shuarjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në përpjekje për t’u përballur me fitimin e dobët kronik. Si pjesë e presionit shumëvjeçar të normave negative të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, huadhënësit në të gjithë Gjermaninë, Britaninë, Francën, Spanjën dhe Zvicrën kanë njoftuar për mbylljen e mbi 60 mijë vendeve pune këtë vit. Sipas ‘Financial Times’, numri i të punësuarve ka rënë me 20%.