DJ Vini

Ervin Xhixho, i njohur si Dj Vini, ka filluar të luaj muzikë që në vitin 1996 në disa prej clube-ve të qytetit të tij të lindjes, Sarandë.  Në fund të vitit 1999 i bashkohet Top Albania Radios, si Dj profesionist. U bë i njohur me emisionin shumë të ndjekur “Radiomania”, të cilin e ka mbuluar teknikisht nga viti 2000-2005. Gjithashtu, gjatë viteve të para të punës në TAR ai mbulonte dhe emisionin “Goodmorning Albania”.

Paralelisht atë kohë ka punuar dhe në montazh me intervistat e “Disco-Lancio”, ka ideuar dhe transmetuar për disa vite emisionin “Surprise”, si dhe ka punuar për shumë jingla, sigla të radios dhe emisioneve të saj. Gjatë viteve të punës në TAR ka qenë i ftuar si Dj në clubet më në zë në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ndërkohë dhe në “Summer Dance” çdo verë në TAR miksonte live përzgjedhjet e tij muzikore të premteve pasdite.  Aktualisht në TAR, mbulon teknikisht si dhe përzgjedh muzikën në “Wake Up” si dhe mbulon pjesen teknike e artistike të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Adi Pojana.

Perzgjedhjen e tij muzikore së bashku me prezantimin dhe informacionet shoqëruese e dëgjoni në radhën e tij në “Selected by” të dielën në orën 20:00-22:00.  Dj Vini është dhe autor i një dokumentari realizuar për fillimet e Top Albania Radios, të cilin e gjeni në kanalin e Top Albania Radios në YouTube.

Follow DJ
Dj Vini’s – Spring Mix
1
Bishop Briggs
Triumph
2
Benson Boone
Beautiful Things
3
Zerb feat. Sofiya Nzau
Mwaki
4
Teddy Swims
Lose Control
5
Argy & Omnya
Aria
6
INNA
INNA
7
Dua Lipa
Training Season
8
USHER
Kissing Strangers
9
Justin Timberlake
Selfish
10
Mahmood
TUTA GOLD
11
Pharrell Williams, Miley Cyrus
Doctor (Work It Out)
12
Beyoncé
TEXAS HOLD 'EM
13
Africanism, ARKADYAN & Bob Sinclar
Leleley
14
Nina Nesbitt
Pages
15
Justin Timberlake
Drown
16
Jason Derulo & Michael Bublé
Spicy Margarita
17
Jennifer Lopez feat. Latto
Can't Get Enough
18
Angelina Mango
La noia
19
Kungs, David Guetta, Izzy Bizu
All Night Long
20
The Weeknd, Madonna, Playboi Carti
Popular
21
Dua Lipa
Houdini
22
Alok & Bebe Rexha
Deep In Your Love
23
Ariana Grande
we can't be friends (wait for your love)
24
Norah Jones
Paradise
25
Martin Garrix & DubVision
Empty