Jonida Aliçkolli

Jonida Aliçkolli është bërë pjesë e stafit të Top Albania Radios që prej qershorit të vitit 2008-të. “Summer Time” (në sezonin veror), “Live from Tirana” dhe “Një këngë për ty” janë programet që drejton Jonida aktualisht. Gjatë këtyre viteve në Top Radio, ka qënë bashkëprezantuese e programit “Top Girls” fillimisht me Xhoin e pas largimit të saj, me Amin. Gjithashtu emisioni “Last Call” me Damian Clarke. Paraditeve, së bashku me Olti Currin, mund ta dëgjoni në programin “Live from Tirana” e nëse doni të dëgjoni këngën tuaj të preferuar mund ta zgjidhni tek “Një kënge për ty”