Rajoni

Kosovarët të dhënë pas arit, për 8 muaj blenë 360 kg në vlerë prej 1.5 milion euro

Kosovarët shpenzojnë miliona për të blerë ar. Vetëm gjatë këtij viti në vend kanë hyrë mbi 360 kilogramë metale të çmuara, vlera e të cilave sillet rreth 1.5 milion euro. Sipas statistikave të Doganës së Kosovës në pesë vitet e fundit janë importuar metale të çmuara në vlerë prej më shumë se 7 milionë euro. Me gjithë këto para janë blerë mbi 2 mijë e 600 kilogramë metale të çmuara. Vendet ku blihet më shumë ar dhe metale të tjera të çmuara janë Turqia dhe Italia.