Showbiz

Shënon 11 milion ndjekës në Instagram, ja si reagon Dua Lipa

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj muzikore. Pas lançimit të hitit “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris ajo ngriti në këmbë publikun në “Billboard Music Awards” me performancën e “New Rules”.

Dua duket se po merr gjithçka ka dëshiruar ndonjëherë dhe së fundmi ka shënuar edhe 11 milion ndjekës në rrjetin social Instagram. Ajo është shfaqur shumë e emocionuar teksa ka postuar një video ku shfaqet e përlotur.

“Reagimi im kur pashë se 11 milion prej jush janë duke më ndjekur” ,-shkruan ajo në diçiturën e videos.