Rajoni

Zaev: Nuk ka zgjedhje të parakohshme!

Pavarësisht se emri i tij është përmendur në skandalin e korrupsionit “Zhvatja”, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka refuzuar kërkesën e opozitës për t’u dorëhequr dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme. Zaevi foli me tone të ashpra, duke e akuzuar gazetarin që ka publikuar skandalin si kapriçoz.  Në rastin “Zhvatja” dyshohet se një biznesmeni i janë marrë 1.5 milionë euro për ta shpëtuar nga një proces gjyqësor.