Showbiz

28 mijë njerëz kundra pjesëmarrjes së Matt Damon në “Ocean’s 8”

Matt Damon është i njohur për realizimin e filmave aksion dhe sidomos për “Born Identity”. Aktori hollivudian ishte menduar të merrte një rol në serinë e tretë të filmit të famshëm “Ocean’s 8” ku luan Rihanna, Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hatthaway e shumë të tjera.

Ditën e sotme aktori 47-vjeçar lajmëroi dorëheqjen ndërkohë që pjesët e tij nga roli i Cameo, janë prerë nga produksioni dhe nuk do të përdoren në film.

Mat u shpreh se u largua pasi ky është një film tepër femëror dhe nuk i përshtatet karakterit të tij të fortë e rebel por arsyeja e vërtetë nuk është kjo.

Fatkeqësisht për Matt Damon është publikuar një intervistë e tij e dhënë në muajin dhjetor ku ai mbron Harvey Weinstein nga akuzat për ngacmime seksuale dhe përdhunim.

Gjatë kësaj interviste Matt ka bërë edhe disa komente seksiste që kastit të femrave nuk u kanë pëlqyer aspak. Ato kanë bërë një sondazh online nëse Damon duhet të largohet nga “Ocean’s 8” dhe 28 mijë njerëz kanë votuar pro largimit të tij.