Botë e Çuditshme Sport

3200 pompa në një orë, australiani hyn në librin e rekordeve Guinness!

Një “bodybuild-er” australian theu një Rekord Botëror Guinness pasi arriti të kompletojë shifrën e 3,206 pompave brenda vetëm 60 minutave. Lucas Helmke, 33-vjeç nga Brisbane, kompletoi një mesatare prej 53 pompa për minutë për të thyer rekordin për më së shumti pompa brenda 1 ore.

Helmke e theu rekordin e kaluar prej 3,182 pompa, rekord i vendosur nga bashkëvendësi i tij, Daniel Scali në prillin e 2022-shit. Lucas deklaroi se ai ishte ushtruar për afro 3 vite përpara se të tentonte thyerjen e rekordit në palestrën Iron Undergroung.

Atleti për GWR bëri të ditur se ai dëshironte që thyerja e rekordit nga ana e tij të inspironte djalin e tij 1-vjeçar dhe t’i tregonte atij se asgjë nuk është e pamundur. Helmke shtoi se ai planifikon që forcën e tij ta sfidojë me tentimin e thyerjes të më shumë rekordeve.