Botë e Çuditshme

Rekord i ri, 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë!

Së fundmi, 353 balerina kanë shënuar rekord të ri botëror Guinness në hotelin e famshëm Plaza të New Yorkut. Çmimi Youth America Grand Prix (YAGP) i cili organizon gara për valltarët e rinj, ka festuar 25 vjetorin me balerinat e veshura në të bardha të cilat kanë shënuar rekord botëror duke kërcyer në majë të gishtërinjve për një minutë.

Kjo ngjarje theu rekordin e kaluar që u shënua në vitin 2019 nga 309 balerinë të tjerë. “Arsyeja kryesore që po e bëjmë këtë është që vërtet t’i bëjmë të ditur botës se kërcimi është forcë shëruese”,-tha Sergey Gordeev, drejtor i punëve të jashtme në YAGP. “Vallëzimi është fuqia që na lidh në një kohë kur jemi kaq të shkëputur”,-shtoi Gordeev.