Showbiz

5 persona humbën jetën në koncertin e Soolking, e pranishme dhe Dhurata Dora

Me një dyndje prej 25 mijë personash, koncerti i këngëtarit Soolking në Algjeri u shndërrua në një tragjedi.

5 persona, 3 meshkuj dhe 2 femra kanë gjetur vdekjen si pasojë e dyndjes së madhe dhe kaosit që kishte kapluar stadiumin ku do të mbahej koncerti.

Ngjarja e trishtë ndodhi mbrëmjen e së enjtes ku Soolking do të performonte para bashkëvendasve të tij. E ftuar speciale ishte edhe këngëtarja nga Kosova, Dhurata Dora me të cilën është realizuar edhe bashkëpunimi “Zemër”.