Botë e Çuditshme sport

59 vjeçarja shënon rekord të ri botëror për qëndrimin më të gjatë në pozicionin ‘plank’!

Një grua nga Alberta, Kanada, ka shënuar rekord të ri botëror duke qëndruar në pozicionin plank për 4 orë, 30 minuta e 11 sekonda. DonnaJean Wilde theu rekordin e Dana Glowacka e cila qëndroi në të njëjtin pozicion për vetëm 10 minuta më pak. “Duket si një ëndërr”,-tha Wilde. Ajo tha se entuziazmi i saj për qëndrimin plank ka filluar pas thyerjes së kyçit të dorës rreth 10 vjet më parë, lëndim ky i cili ia pamundësoi shumë prej ushtrimeve të saj të zakonshme.

Nëna e pesë fëmijëve dhe gjyshja e 12 nipave dhe mbesave përpjekjen e saj për të vendosur rekord të ri botëror e realizoi në një shkollë në Magrath. “Çfarëdo që ju pëlqen, nëse është sport apo muzikë, çfarëdo qoftë, sa më shumë ta praktikoni, aq më të mirë bëheni dhe aq më e lehtë bëhet ajo”,-tha Wilde.