Gossip Music

8-vjeçari me tumor në tru prek jurinë me performancën në “Britain’s Got Talent”/VIDEO!

Anëtarët e jurisë së “Britain’s Got Talent” nuk mund t’i mbanin lotët gjatë shfaqjes teksa panë një djalë tetë vjeçar me tumor në truu duke performuar. Ravi dhe kori i tij, Ravi’s Dream Team, shkuan direkt në gjysmëfinale pasi arritën të fitonin garën nga Alesha Dixon dhe kolegët e saj të jurisë, të cilët u përlotën.

Duke u ngjitur në skenë, Ravi prezantoi motrën, nënën dhe babanë e tij para jurisë dhe shpjegoi arsyen e tij për të qenë në shfaqje ndërsa qëndronte përkrah grupit, nga mosha 5 deri në 78 vjeç. “Kam parë BGT gjithë jetën time dhe gjithmonë kam dashur të bëj audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se pavarësisht se çfarë ju ndodh në jetë, ju ende mund t’i realizoni ëndrrat tuaja”-tha 8-vjeçari.

Ravi dhe kori performuan ‘A Million Dreams’ nga filmi hit ‘The Greatest Shoëman’. Ravi tha se do t’i dhuronte paratë e çmimit prej 250,000£ për bamirësi nëse fitonte konkursin.