Celebrities Showbiz

Simon Cowell dhe Lauren Silverman më të dashuruar se kurrë!

Producenti i njohur Simon Cowell së fundmi ka shkëmbyer një puthje shumë romantike me partneren e tij, bukuroshen Lauren Silverman. E gjitha kjo ndodhi gjatë ballos së “Shooting Star” në qytetin e Londrës. Simon kishte zgjedhur që të ishte i veshur me një kostum ngjyrë blu të errët ndërkohë që mund të themi pa frikë se edhe e dashura e tij ishte munduar që ti përshtatej me fustanin e saj.

Silverman shkëlqente e veshur me fustanin e gjatë dhe të zi shumë unik. Ylli i njohur i spektakleve si ‘America’s Got Talent’ apo ‘X-Factor’, Simon së bashku me Lauren çdo ditë e më shumë vërtetojnë se dashuria e tyre është shumë e bukur dhe mjaft e veçantë. Ata janë prindër edhe të djalit të tyre 7-vjeçar, Eric.

Rikujtojmë se,shfaqja më e re e Simon Cowell, me titull ‘Walk The Line’, do të shfaqë brenda një jave plot gjashtë episode. E gjitha kjo ka ardhur pasi ai do të argohet nga shfaqja. 62-vjeçari, do të zëvendësohet nga Gary Barlow. Nga dikush për të cilin edhe vetë ai ka besim se do të bëjë një punë fantastike, pavarësisht se shfaqja e tij ishte e lidhur me kthimi e tij të madh.

Një tjetër detaj i rëndësishëm por edhe shumë i bukur është se para pak javësh të gjithë yjet jo vetëm nga bota e kinematografisë por edhe më gjerë u bënë së bashku për të pozuar me miqtë e tyre katërputroshë në një set fotografik të mrekullueshëm për një fushatë të re bamirësie në 90-vjetorin e ‘Guide Dogs’. Një ndër ta ishte edhe Simon Cowell i cili pozoi me qentë e tij Squiddly, Diddly, Freddy dhe Daisy.