Celebrities Music Showbiz

Adele ndërpret performancën e saj për t’i ardhur në ndihmë një fansi!

Të gjithë e dimë se Adele është një artiste e jashtëzakonshme, por ajo e dëshmoi këtë edhe njëherë në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas, teksa ndihmoi një fans që kishte probleme me sigurimin. Pasi pa që diçka nuk ishte në rregull, këngëtarja ndaloi performancën e saj të “Water Under the Bridge” për të komunikuar me një roje sigurie.

A mund të ndalemi një minutë? Çfarë po ndodh me atë të riun atje? Ai është shqetësuar shumë që kur kam ardhur unë. Çfarë po ndodh me të? Po, ti me dorën lart! Ti, me shkopin në dorë! Po ai! Çfarë po ndodh? Pse po e shqetësoni? A mund ta lini të qetë, ju lutem?

Rikujtojmë se, Adele zbuloi së fundmi se ka vendosur të heqë dorë nga kafeja dhe si pasojë po vuan disa simptoma mjaft të rënda. Artistja është shprehur:

Këtë javë vendosa të ndaloj pirjen e kafesë dhe kam pasur migrenë gjatë gjithë javës. Kam pasur një dhimbje koke të tmerrshme për dy ditë sepse e ndërpreva kafen. Koka më dhimbte shumë.