Showbiz

Adelina Tahiri bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ditën e djeshme ka mirëpritur në këtë botë djalin e saj të parë, vogëlushin Jon.

Javën e kaluar ajo organizoi një “Baby Shower” dhe menjëherë më pas u shtrua në një spital ku u mbajt në mbikqyrje nga mjekët për shkak se ishte në ditët e fundit të shtatzënisë.

Pak orë më parë ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një foto të dorës së saj dhe të bebit në diçiturën e së cilës shkruan: “Mirë se erdhe në jetë princ i vogël Jon”.