Celebrities Gossip Showbiz

Adelina Tahiri së shpejti nënë për herë të dytë!

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri së fundmi ka treguar dëshirën e saj për t’u bërë nënë për herë të dytë. Prej shumë kohësh tanimë bukuroshja është e martuar me biznesmenin maqedonas Serjozha Markov, ku nga kjo martesë kanë edhe një djalë me emrin Jon.

Adelina njihet për jetën e saj super luksoze dhe për çmimet marramendëse që harxhon për veshjet apo aksesorë të ndryshëm. Tahiri nuk e ka aspak problem të ndajë me dashamirësit çdo detaj nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, 30-vjeçarja nëpërmjet një postimi në Instastory ka kërkuar që ndjekësit ta pyesin për çfarë dëshirojnë ata. Njëri nga ndjekësit e ka pyetur Adelinën:

A ke mendu me e pa veten nënë për herë të dytë?.

Ndoshta nuk e prisnit, por këngëtarja është përgjigjur:

Shumë shpejt.

Pra një tjetër bebush pritet të vijë në jetë së shpejti dhe mami Adelina sapo na e zbuloi këtë! Rikujtojmë, se para disa kohëve në emisionin “Live from Tirana” për të folur për marrëdhënien nënë-bijë, artistja ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike duke na zbuluar detaje të tjera…