Showbiz

Adelina Tahiri surprizohet në përvjetorin e saj

Këngëtarja e famshme Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj maqedonas Markov kanë festuar përvjetorin e tyre të dashurisë.

Dyshja kanë 3 vite lidhje edhe pse Adelina e ka mbajtur të fshehtë atë për një kohë të gjatë si diçka vërtetë të vyer dhe shumë private.

Bukuroshja është surprizuar në përvjetorin e dashurisë së tyre me një dhuratë dhe një tufë me lule të cilën ajo e ka shfaqur me anë të një fotoje në historinë e Instagram-it.

Kujtojmë se çifti u bekuan me një djalë vetëm një muaj më parë për të cilin organizuan shumë festime.