Showbiz

Aksidentohet në Sardenjë George Clooney

Aktori i famshëm hollivudian George Cloony duket se është përfshirë në një aksident të lehtë në Sardenjë të Italisë.

Lajmi është raportuar fillimisht nga mediat italiane edhe më pas nga ato amerikane e britanike.

Sardenja është qyteti i preferuar i tij dhe çdo verë ai zhvendoset në këtë destinacion për pushime. Mesa duket George ka qenë duke xhiruar filmin e tij më të ri “Catch 22” gjatë kohës kur është përplasur me një makinë.

Ai ishte me motoçikletën e tij dhe nga përplasja mori plagë të lehta ndërkohë që makina pësoi dëmtime në xham.