Showbiz

Nderohet me çmim karriere, George Cloony përlotet nga fjalët e bashkëshortes

Në edicionin e 46-të çmimeve të “American Film Institute”, George Cloony është vlerësuar me një çmim sa i përket kontributit të tij e karrierës të suksesshme në industrinë e filmit.

Ai dha një fjalim ku u shpreh se nuk e mendonte se do të merrte kaq shumë në jetë. “Mendoja se nëse do të ecja në karrierë nuk do të gjeja dot dashurinë por jam gabuar” ,-tha ai i emocionuar.

Edhe bashkëshortja e tij dha një fjalim të shkurtër ku thuri lëvdata për aktorin e famshëm dhe fjalët e saj të ëmbla e përlotën 57-vjeçarin.

Ata kishin sy vetëm për njëri-tjetrin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndërsa fotot e tyre të ëmbla kanë bërë xhiron e rrjetit.