Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Tom Hiddleston bëhet baba për herë të parë!

Aktorët e njohur Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton kanë mirëpritur së fundmi fëmijën e tyre të parë. Një burim tha për “Us Weekly” këto fjalë:

Tom dhe Zawe janë shumë të lumtur. Ata kanë pasur vështirësi dhe nuk po flenë shumë, por janë të emocionuar.

Në qershor, ‘Page Siz’ zbuloi se aktori do të bëhej baba për herë të parë. Lajmi erdhi në të njëjtin muaj kur Hiddleston, konfirmoi fejesën e tyre. Dyshja ndezën thashethemet e fejesës tre muaj më parë kur Ashton u pa me një unazë në dorën e saj të majtë në ‘BAFTA Awards’. Ashton mbante një unazë mahnitëse, me një gur të madh qendror oval të rrethuar nga një aureolë gurësh më të vegjël.

Tom ka qenë i lidhur më parë me këngëtaren Taylor Swift. 41-vjeçari foli për romancën e tij me fituesen e Grammy pasi u ndanë, duke i thënë ‘GQ’ se e konsideron atë një grua të mahnitshme.

Ajo është bujare, e sjellshme dhe e bukur. Ne kaluam shumë mirë me njëri tjetrin.Një marrëdhënie kërkon gjithmonë punë.

Hiddleston është i njohur për interpretimin e anti-heroit Loki në Universin Kinematik Marvel.