Celebrities Film & Tv

Armiq në ekran, miq të ngushtë në jetën reale!

Kur shikojmë 2 personazhe armiq në ekran, ndonjëherë harrojmë se ata në jetën reale nuk janë të tillë. Disa miqësi ‘lulëzojnë’ edhe pas xhirimeve. Njihuni me disa të famshëm që në ekran janë armiq me njëri-tjetrin dhe në realitet janë miq të ngushtë.

1. Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston

Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston luajtën vëllezërit Loki dhe Thor, të cilët nuk kishin marrëdhëniet më të mira. Megjithatë, rezulton se aktorët janë goxha të afërt me njëri-tjetrit. Miqtë madje kënaqen shumë duke aktruar së bashku. Në një intervistë, Hemsworth tha se: “Ju ose keni kimi me dikë ose nuk keni dhe fatmirësisht ne kemi”.

2. Kristen Stewart dhe Charlize Theron

Charlize Theron dhe Kristen Stewart luajtën të dyja në filmin ‘Snow White And The Huntsman’, duke portretizuar personazhe rivalë. Historia e miqësisë së tyre është mjaft humoristike, pasi të dyja janë takuar në një fluturim. Biseda e tyre dukej e pafund dhe të dyja shkuan shumë mirë.

3. Robert De Niro dhe Al Pacino

Të dy aktorët legjendar janë miq prej 50 vitesh. Edhe pse janë miq, ata luajtën si armiq në filmin ‘Body Heat’.

4.Vanessa Hudgens dhe Ashley Tisdale

Megjithëse ato luanin personazhe rivalë në serialin ‘High School Musical’, Ashley Tisdale dhe Vanessa Hudgens vazhduan shoqërinë jashtë ekranit. “Ajo që unë dua tek ajo është se ajo është kaq e talentuar”-vuri në dukje Tisdale për Hudgens.

5. KJ Apa dhe Charles Melton

Megjithëse portretizojnë personazhe që nuk shkojnë mirë, KJ Apa dhe Charles Melton janë miq të ngushtë në jetën reale. Të dy kanë një kimi kaq të madhe saqë vendosën të jetojnë bashkë.

6. Jennifer Garner dhe Judy Greer

Dy aktoret luajtën si armike në filmin ’13 Going on 30′, megjithatë, ato janë shumë afërta në jetën reale. Lidhur me takimin e tyre të parë, Greer tha se takimi me Garner ishte një kënaqësi. “Ajo është fjalë për fjalë si ajo që thonë të gjithë, më e madhja e të gjitha kohërave”.