Aktualitet

Ambasadori i BE-së, Gonzato: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka shprehur mbështetjen për institucionet drejtësisë, duke theksuar se puna e tyre është ‘çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria’.

Në një reagim në rrjetin “X”, ambasadori i BE shkruan se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i institucioneve të drejtësisë.

“Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në komitetin drejtues të projektit #EU4Justice, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre.

Dhënia në kohë, efektive dhe transparente e drejtësisë është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, shkruan ambasadori në “X”.