Showbiz

Angela Martini suprizon bashkëshortin për ditëlindje

Modelja e famshme shqiptare Angela Martini është shumë e përkushtuar ndaj jetës së saj martesore dhe kjo duket qartë edhe në postimet që shpeshherë bën në platformat sociale.

Së fundmi bashkëshorti i saj rumun Dragos Savulescun ka festuar ditëlindjen dhe sigurisht që Angela është siguruar që ai të surpizohet në një mënyrë që se pret.

Me siguri ai kishte menduar një darkë romantike vetëm me gruan e tij bukuroshe por në fakt ajo organizoi një festë surprizë me të gjithë miqtë e tij në një restorant.

Angela dukej mahnitëse me një fustan të bardhë që tregonte qartë format e saj perfekte turpore por sigurisht ishte në sintoni edhe me veshjen e partnerit të saj.