Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pas deklaratës bombë të Gracianos për Romeon dhe Erjolën, reagon Donald Veshaj: “Nuk i lë…”

Prej disa ditësh tanimë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, aktori i ka shkruar disa herë mesazhe moderatores mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Këtë gjë e kanë mohuar që të dy. Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Ndërkohë edhe vëllai i Romeos, Donald Veshaj i cili ndodhet në Madrid ka reaguar përmes një video të publikuar në Instastory ku shprehet:

Kanë maçin në bark. I ka dalë maçi ia ka ngrënë bluzën. Po ta shikoni gjysma nga ata e kanë bluzën e grisur sepse nuk i lë maçi në bark për Romeon. Për të qëndruar dy ditë më shumë, ose për të kapur finalen, se për fitore s’besoj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)