Showbiz

Ariana Grande thyen heshtjen rreth vdekjes së Mac Miller: “Më vjen keq që nuk ta hoqa dot dhembjen”

Ariana Grande ka reaguar për herë të parë rreth ndarjes nga jeta të reperit të famshëm Mac Miller.

Ata kanë qenë në një lidhje 2-vjeçare me njëri-tjetrin e cila përfundoi rreth 4 muaj më parë por krahas kësaj Ariana dhe Malcom kanë patur një shoqëri shumë të ngushtë që në adoleshencë.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja e famshme ka reaguar për herë të parë rreth kësaj ngjarje tragjike nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram. 25-vjecarja publikoi një video të shkurtër të reperit ku ata shfaqen duke qeshur ndërkohë që në diçiturën e saj zemërthyer shkruan:

Të adhurova që herën e parë kur të takova në moshën 19-vjeçare dhe nuk mund ta besoj që sot nuk ndodhesh më këtu. Jam e irrituar, e mërzitur dhe nuk di çfarë të bëj. Ti ishe miku im i ngushtë për kaq gjatë, pavarësisht gjërave të tjera dhe më vjen keq që nuk ta hoqa dot dhembjen edhe pse doja shumë. Shpirti më i sjellshëm, më i ëmbël me djaj që nuk i meritonte kurrë. Shpresoj që tani të jesh mirë. Pusho.”