Showbiz

Armiqësi dhe ofendime mes aktoreve të “Sex and the City”

Në serialin e famshëm “Sex and the City” krahas marrëdhënieve dhe njohjeve me meshkujt, në epiqendër të tij ishte edhe miqësia e ngushtë mes 4 vajzave.

Teksa mendonim se ato janë mike të vërteta dhe zënkat në të cilat përfshihen ndonjëherë janë të parëndësishme, këto postime të fundit të tyre na kanë lënë me gojë hapur.

Vitet e fundit përflitet se mes Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall ka jo vetëm mosmarrëveshje por edhe armiqësi. Një ngjarje fatkeqe ka nxjerrë në shesh të vërtetën.

Pak javë më parë vëllai i Kim u gjet i pajetë në një pyll në Canada dhe aktores i erdhën qindra mesazhe ngushëllimi ku bën pjesë edhe ai i ish koleges së saj Sarah. Në një postim në rrjetin social Twitter ajo shprehu keqardhjen për ish miken e saj ndërkohë që kjo e fundit ka habitur me përgjigjen.

Kim Cattrall ka shkruar se nuk ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e saj. Aktorja ka shtuar se Sarah është një hipokrite dhe se ato nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë mikesha. Ajo është një person shumë negativ ndëkohë që në media shfaqet si ‘vajza e mirë’.

Inatet mes tyre kanë nisur vite më parë gjatë xhirimeve të “Sex and the City” ku roli i Sarah ishte kryesori duke i lënë vajzat e tjera në hije. Sipas Kim, Parker paguhej më shumë dhe zhvishej më pak duke i bërë personazhet e tjera vulgare dhe të cekëta.