Showbiz

Aurela Gaçe kujton Dr Florin: “Në çdo koncert je me mua”

Këngëtarja e famshme Aurela Gaçe ka emocionuar publikun me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar dy video nga bashkëpunimet e saj me këngëtarin e ndjerë të cilit i ka kushtuar disa fjalë që kanë emocionuar të gjithë publikun.

“Flori më mungon, për bisedat, humorin, nervin, shpirtin e pastër, për ato ide që vetëm ti i kishe. Në çdo koncert je me mua, e sa herë këndoj pak nga ato që na le, ta dish se publiku këndon me shpirt” ,-shkroi ajo në Instagram.