Showbiz

Bebe Rexha fton këngëtaret shqiptare në një bashkëpunim

Pse mund të bëjë një bashkëpunim vetëm me 1 artist ku mund të ketë 3 të tilla.

Rastësisht Bebe Rexha ka ftuar këngëtaret shqiptare, Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max në një bashkëpunim muzikor dhe fansat kanë mbështetjen e tyre maksimale.

Edhe pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën kjo është mundësia perfekte për të zgjidhur çdo konflikt që kanë.

Këtë dëshirë, Bebe e ka shprehur me anë të një postimi në rrjetin social Twitter dhe e para e cila u shpreh gati për këtë bashkëpunim është Ava Max.

Sa i përket artisteve të tjera ato momentalisht kanë vendosur të heshtin por le të shpresojmë që këmbëngulja e fansave t’i bindë.