Modelja e famshme Bella Hadid menjëherë pas ditëlindjes së saj po bëhet gati për natën e madhe të “Halloween”-it.
Së fundmi bukuroshja ka realizuar 3 pamje “Halloween”-i në një film të shkurtër për Dior të quajtur “The Beauty of a Dark Dream”. 22-vjeçarja dukej sensacionale teksa promovonte këto pamje nëpërmjet produkteve të kësaj firme.