Celebrities Gossip Ndryshe

Bled Mane për banorët e ‘Big Brother’: “Aty ishte burg brenda burgut, të shqetësonte injoranca!”

I ftuar në këtë episod të ‘Ndryshe’ ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” dhe gazetari Bledi Mane. Bledi u rikthye për të dytën herë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe zbuloi më shumë për TAR lidhur me eksperiencën e tij atje.

Çfarë ka ndryshuar ‘Big Brother’ te Bledi?

Çfarë nuk ka ndryshuar tek mua. Kam rënë 5 kilogramë. Unë hyra, dola, hyra prapë, kam kaluar dhe burgun po aty ishte burg brenda burgut. Të shqetësonte injoranca, një edicion shumë agresiv. Dora e parë e banorëve ka qenë pak rëndë, pastaj u rafinuan. Tentoja të debatoja por ishte shumë e vështirë. Nëse debatoje me Kiarën, do debatoje me Luiz, Kiara, Efi. Shkoje në tualet dhe kur u ktheje ishte krijuar një aleancë e re. 98% e tyre kanë merak ndjekësit dhe të gjithë duan një emision në Top Channel.

Gazetari gjithashtu shprehu opinionin e tij për disa nga banorët dhe ish-banorët e shtëpisë.

Maestro ishte i lexuar por ishte i djallëzuar. Dea me Kristin nuk janë keq por herë-herë bien në batakun e lojës. Kristi dashuron veten, shihte 80 here veten në pasqyrë.

Mendon Bledi se Kiara ka dashuri të vërtetë për Luizin, apo do më shumë famën?

Patjetër që do më shumë famën. S’ka dashuri aty. Unë një natë me Diolën dhe herën e dytë me Nitën. Mund të fillojnë dashuriçka nga fundi dhe të zhvillohen jashtë, po po filluan dashuritë që ditën e parë…

Si e ka pritur Bledi komentet e ndjekësve pas daljes nga shtëpia?

Impakti ishte më i madh herën e parë. Isha duke shkuar në Top Channel dhe më erdhi një kërcënim ishte dhe me zë në whatsapp. “Kujdes, unë kam bërë 12 vjet burg”, më tha njëri.