Blendi Gonxhe: Njohja e patentës shqiptare edhe në Gjermani?!
Ndryshe • 22:09 10/02/2021
Blendi Gonxhe, drejtor i Shërbimit të Transporteve, ishte sot i ftuar në programin “Ndryshe” me Salsanon dhe Palomën. Në një intervistë për Top Albania Radio, u diskutua gjerë dhe gjatë rreth patentave, zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe për më tepër nëse patenta shqiptare do të mund të njihet edhe në Gjermani. Sipas Gonxhes, po punohet që të arrijmë të përdorim patentat shqiptare edhe në Gjermani. Ne jemi duke folur me qeverinë gjermane, e cila ndryshe nga shtetet e tjera është e përbërë nga shumë lande, të cilat janë shumë të fuqishme, me një prej landeve kemi filluar të eksperimentojmë konvertimin pa njohjen nga ministria dhe ky është një konvertim që bëhet nga disa lande gjermane me kërkesë, ku ata vendosin që të kërkojnë për një emigrant atje, kërkojnë një informacion nga ne, ne ja japim dhe bëjmë konvertimin e patentës. Ne jemi shumë afër kësaj gjeje sepse ministria e tyre e transportit erdhi dhe ka inspektuar të gjithë procesin e kualifikimit, testimit, të sigurisë, të kartonit që ne kemi, por edhe të mësimdhënies, të autoshkollave dhe të trafikut. Dhe pika më problematike dhe pika më e nxehtë për të gjitha shtetet që na studiojnë për këtë gjë për të na pranuar lejen e drejtimit është siguria rrugore, sa e njohim ne atë. Gjithashtu ai thekson se me ndryshimet e reja që kemi bërë në kodin rrugor situata do të bëhet më e ashpër dhe kjo do të shmangë më shumë aksidentet rrugore.
Nga Dita Ndërkombëtare e Gargares tek negativiteti në BBV – Ndryshe 23/04/2024
Ndryshe 00:07 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk e duroj dot Eglën, negativitet që nuk i shkon një femre”!
Ndryshe 00:04 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Rama duhet të mbante premtimin për taksën e bizneseve të vogla”!
Ndryshe 00:02 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk do e stimuloj djalin tim të bëhet aktor sepse…”!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
“Marramendësi nga Bërzhita”, banori më i ri në BB VIP 3!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
Gjithçka duhet të dini mbi shtatzëninë prej gargares!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
Dea Vieri: “Burri im do lajë e fshijë, unë do vërdallisem”!
Ndryshe 21:09 17/04/2024