Showbiz

Capital T dhe Dafina Zeqiri do të sjellin një këngë të re?! Alban Ramosaj trazon rrjetin!

Dy prej artistëve më të dashur janë Dafina Zeqiri dhe Capital T janë shfaqur së fundmi në një koncert së bashku në Belgjikë. Fotoja e postuar ku shfaqen ata të dy ka marrë një shifër të lartë pëlqimesh dhe komentesh.

Por komenti më i pëlqyer dhe që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është ai i Alban Ramosaj. Këngëtari ka kërkuar një bashkëpunim mes dyshes, duke i kërkuar publikisht një duet. Një kërkesë e tillë është përsëritur nga fansat e artistëve por ende nuk ka ndonjë reagim nga ata.

Një mendim i tillë ka ardhur pas një bashkëpunimi super të suksesshëm që Capital T dhe Dafina kanë patur me njëri-tjetrin para 10 vitesh, së bashku me 2Po2. Kënga titullohet “Shumë nalt” dhe Capital në foton e postuar ka shkruajtur si mbishkrim një fjali që ka të bëjë me këngën, “Hala shumë nalt”.

Diçka e tillë i entuziasmoi shumë fansat e tyre dhe një projekt mes dyshes do të bënte një super bujë në muzikë.

Kujtojmë se vera e këtij viti ka qenë një sukses i vërtetë për të dy artistës, më së shumti për Dafinën pasi pothuajse çdo ditë publikonte këngë nga albumi i saj “Dafinë Moj”, i cili pati rekord shitjesh.

Nga ana tjetër, Capital T ka qenë prezent në shumë koncerte që kanë marrë pjesë qindra fansa të artistit.