Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, temë e rëndësishme ka qenë ndarja e pasurisë së tij. Ajo që ish-bosi i Milanit u ka lënë fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi llogaritet të jetë një pasuri mbi pesë miliardë euro, përfshirë këtu kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.  Ndërkaq raportohet se ish-bashkëshortet, të dyja të divorcuara, ishin të përjashtuara nga testamenti.

2. Këngëtari kolumbian Maluma po performonte një nga këngët e tij hit gjatë një koncerti të fundit kur një fans hodhi papritur një patericë në skenë. Pasi këngëtari kapi patericën, ai i nguli sytë publikut me mosbesim. Pamjet e këtij incidenti kanë qarkulluar në platformat e rrjeteve sociale. Motivi pas aktit mbetet i paqartë.

3. Beteja e vazhdueshme ligjore e Kevin Costner me ish-bashkëshorten Christine Baumgartner ka qenë një temë mjaft e diskutueshme në media kohët e fundit. Edhe pse aktori ka shmangur gjithçka dhe ka refuzuar të flasë publikisht për këtë, burimet kanë zbuluar se ai po “kërcen nga gëzimi” pasi një gjykatës në Santa Barbara vendosi në favor të tij për çështjen e mbështetjes së fëmijëve.

4. Georgina Rodriguez di gjithmonë se si të surprizojë fansat e saj të shumtë. Bukuroshja argjentinase ka zbuluar se është e angazhuar në një projekt, të cilin fansat e saj mezi po e presin. Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, do të marrë pjesë në videoklipin e ardhshëm të këngëtarit kolumbian, Sebastian Yatra, ‘Energica Bacana’.

5. Selena Gomez duket sikur nuk është një fanse e Chris Brown dhe për këtë nuk ka aspak ndërmend të kërkojë falje. Këngëtarja e hitit “Calm Down” ka qënë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2023, mbrëmjen e së shtunës dhe një ditë më vonë, ajo është shndërruar në një meme në rrjetet sociale. Shkak për këtë është bërë reagimi i saj në momentin që Chris Brown u nominua për çmimin ‘këngëtari më i mirë RnB’. Në momentin që emri i Chris Brown u përmend, Gomez u filmua teksa shtrembëroi fytyrën e saj dhe më pas nisi të qeshte dhe të duartrokiste për artistët e tjerë të nominuar në këtë kategori.