Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë pritet të ndodhë me ‘fatin’ e ditarëve të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth…

Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare, pas 70 vitesh në fronin britanik. Letrat e saj personale dhe ditarët ka shumë gjasa që të publikohen. Mbretëresha e ndjerë mbajti një ditar gjatë gjithë mbretërimit të saj dhe iu referua incidenteve të jetës së saj private dhe publike.

Sipas të njëjtave informacione, Paul Whybrew i cili ishte i afërt me Mbretëreshën do të marrë vendimin për të vendosur se cilat dokumente janë të përshtatshme për t’u bërë publike dhe cilat jo. Askush nuk është në gjendje të dijë se sa kohë do t’i duhet Paul për të përfunduar këtë projekt.

Mbreti Charles III do të japë miratimin përfundimtar përpara se libri të botohet. Nuk është e pazakontë që korrespondenca personale e një mbreti të publikohet. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në rastin e Mbretëreshës Viktoria kur ditarët e saj personal u publikuan në internet.

Rikujtojmë, se Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim të mundshëm vrasjeje gjatë një vizite në vitin 1983 në Shtetet e Bashkuara. BBC raporton se kjo është zbuluar nga dokumentet e sapopublikuara të FBI-së. Byroja Federale e Hetimeve ka lëshuar një skedar me dosje në lidhje me udhëtimet e mbretëreshës së ndjerë në SHBA, pas vdekjes së saj vitin e kaluar. Ato tregojnë sesi FBI-ja, e cila ndihmoi në sigurimin e sigurisë së monarkes gjatë vizitave të saj, shqetësohej për kërcënimet e IRA-s.