Celebrities Gossip Showbiz

Cila është arsyeja që Semi deklaroi se nuk do të rikthehet më kurrë me Bojken Lakon?

Ky “Big Brother” padyshim ka zbuluar shumë për të famshmit tanë. Diskutime, debate dhe plot rrëfime nga jeta personale të pazbuluara më parë prej tyre që na kanë mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. E një bisedë që nuk ka munguar kurrë është ajo e ish-ave. Thuajse të gjithë kanë treguar për historitë e tyre të mëparshme e së fundmi ka qenë Semi ajo që është rrëfyer.

Banorja ka folur për martesën me Bojken Lakon, se çfarë i ka pëlqyer më shumë tek ai dhe nëse ka më mundësi ribashkimi me kantautorin e mirënjohur.

Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë. Jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite.

Rikujtojmë se Semi dhe Bojken kanë qenë të lidhur për plot 8 vite dhe marrëdhënia mes tyre u zbulua në vitin 2011, kur Semi ishte 19 vjeç. Lajmin e ndarjes e bëri me dije vetë këngëtarja para pak muajsh duke treguar se edhe pse të ndarë ai gjithmonë do të jetë një mik i zemrës për të.

Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!