Celebrities S’e Kam me Ty

Ekskluzive në “S’e Kam me Ty”/ Lajla Përnaska tregon historinë sesi u mor në rajon!

E ftuar sot në “S’e Kam me Ty” ishte Lajla Përnaska. Ajo u shpreh për fëmijërinë, dashurinë për televizionin e shumë të tjera. Arsimi për të ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, teksa Lajla u shpreh:

Marrëdhënia ime me arsimin ka qenë absolute që në fillim. Doja të isha on top. Është investim te vetja sepse marrja e njohurive, kultivimi i trurit, truri do shkolluar vazhdimisht… Zgjodha mjekësinë… Që të vegjël prindërit na mësonim të bënim kujdes. Edhe muret kishin vesh. Në dy aspekte kam pasur risk. Në mënyrën si vishesha, sepse gjyshi im ishte stilist dhe nëna poashtu dhe unë veshjet i siguroja në shtëpi. Edhe unë kam përfituar, mua më ndalonin në rrugë që e vogël për të më parë veshjet. Isha ndryshe. Mbaj mend kishte dalë moda e fundeve të gjatë, por të çarë. Edhe gjyshi nga mami, bashkë me dajat, më bënin mua gjërat me qendisje. Më kap sekretari i pasrtisë së spitalit, dhe më thotë nuk je në rregull me mënyrën e veshjes. I thashë po ta qep këtë të çarën jam në rregull jo tha… Në vazhdimësi këtë gjë e kisha problem dhe zgjedhja praktike që zgjodha në ato kushte ishte që dola turni i dytë që mos të kishte kontrolle…

Një projekt mediatik?! Ja si u shpreh ajo.

Më pëlqen televizioni, edhe radio. Jam shumë e gatshme që të përfshihem edhe në këtë fushë. Kam qenë pjesë e medias që në vogëli.

Gjatë intervistës, ajo kujtoi se si vite më parë e morën në rajon, teksa ndau edhe historinë.

Gjimnaziste, maturante isha. Mblidheshim në grupe, kishim magnetafon, kasetofon dhe dëgjonim muzikë. Në një moment, isha vetëm në çadër dhe me atë radion time personale që e mbaja me vete kudo. E kujdesshme rreth vetes, nuk pashë ndonjë spiun. Por ai ishte veshur me rroba banjo. Unë nuk e pikasa. Ndenji, m’u afrua dhe erdhi më tha do vish me mua sepse ti po dëgjon muzikë të huaj, unë i thashë është sport (qesh)… Më mori më çoi në rajon të plazhit.

Sa i përket politikës, ajo u shpreh:

Politika është dhe duhet të jetë pasion. Nuk funksionon si pazar. Sepse këtu është kultivuar kultura e politikës si pazar. Unë politikën e kam vlerësuar dhe e vlerësoj si garë.