Showbiz

Dalin në dritë fotot romantike të Rihanna-s me reperin e njohur!

Diva e muzikës pop, Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky. Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York.

Lajmi i fundit për fansat e dyshes është që ata s’mund të fshihen më në publik dhe janë fotografuar në momente intime shumë pranë njëri-tjetrit, në vendlindjen e Rihanna-s në Barbados.

Fotot flasin vetë:

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh. A$AP ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes. Ndërkohë, Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti.