Showbiz

Dalin nga karantina Tom Hanks dhe Rita Wilson

Pasi njoftuan javën e kaluar se ishin pozitiv me Covid-19, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson u karantinuan menjëherë në një hotel në Australi ku do të merrnin trajtimin e duhur.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, çifti i aktorëve u shprehën se në fillim ndjenë lodhje të trupit, hundë dhe temperaturë ndërkohë që Rita përjetoi edhe ethe.

1 javë pas karantinimit duke ndjekur me kujdes rregullat dhe duke qëndruar pozitivë, ata dolën nga karantinimi dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Queensland ku do të vetëkarantinohen për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Kujtojmë se fituesi i çmimit “Oscar” dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Australi për xhirimet e një filmi të ri mbi jetën e Elvis Presley kur u infektuan.