Celebrities Gossip Ndryshe

Dasara Karaiskaj për TAR: “Olta është e përvëluar, ia kishte qejfi me Kristin…”

E ftuar në këtë të martë në emisionin ‘Ndryshe’ për t’ju përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit ishte gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj, e cila foli për ‘BBV’, politikën dhe jetën e saj private.

Si ka nisur punën e saj në radio Dasara?

Kur Top Albania Radio ishte në super modë dhe fillova punë në radio në ate kohë nuk e imagjinoja, nuk e dija që kisha një ze shumë të mirë. Pastaj e mësova rrugës. Në provën e parë më morën menjëherë në punë. Radio është e preferuara ime, s’mka pëlqyer kurrë vetja në televizor, nuk jam fotozhenike. 

Mendimi i Dasarës për politikën?

Politika është qelbësirë. Nuk do hyja në politikë sepse do shitesh direkt diku për të arritur aty. 

Do të futej në shtëpinë e ‘BBV’ Dasara?

Jo, nuk është një format që bën për mua. Nuk duroj dot të më kontrollojnë jetën. Për mua është si të jesh kavje aty. 

Dasara si një ndjekëse e rregullt e ‘Big Brother VIP Albania’ ka komentuar disa nga banorët më të përfolur të këtij edicioni.

Të gjithë po hanë bukë në kurriz të Luizit. Kur u bë dhe më shumë faktor dhe fenomen nuk e kuptova as vetë si kisha kaq shumë ndjekës dhe kishte kaq shumë rëndësi ajo që thoja unë. Luizi ka gabimet e veta si te gjithë. Problemi i atij njeriu është që po e ndjek një lloj fati. Kur i tha Armaldos zar, u irritova dhe bëra një reagim publik dhe ai ashtu u tregua pak. Nuk kishte pse bëhej me Oltën pasi iku nga Luizi. Nuk funksionon dot vetëm ai si karakter. Luizi e ka marr fitoren. 

E përvëluar për të bërë dashuri?

Olta. Ka qenë Diola po nuk është më aty. Me Kristin u duk sikur ia kishte qejfi. Këndvështrimi im, është përshtypje. 

Do të bënte një emision në radio me Kiarën Dasara?

Ma sugjeroi Vini. Po e pamë sa mirë ishte Kiara në radio, me siguri dhe ai kur e ka dëgjuar ka shkulur flokët.

Dasara do të zgjidhte burrë shqiptar apo të huaj?

Të huaj gjithmonë. Burrat shqiptarë nuk dinë të sillen.